Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Video/ Pamjet e grabitjes së bankës në Laç, policia në festë
Report Tv ka siguruar pamjet nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në qytetin e Laçit. Siç duket nga videoja, gjithçka ndodh në pak sekonda, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë në ambientet e bankës, duke krijuar panik te punonjësit, dhe largohen me shumën e parave.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 17:00 të mbrëmjes së sotme, në qendër të qytetit 100 metra larg komisariatit të policisë. Mësohet se grabitësit kanë kërcënuar rojën e bankës dhe më pas kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda. Ata kanë marrë një sasi parash, të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.
Policia ka vonuar pak minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes, pasi i gjithë komisariati i policisë ishte në dreken festive të fundvitit në një lokal në Mamurras. Siç duket autoret kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë vepruar pa u shqetësuar.
Në lidhje me ngjarjen policia bën të ditur se kanë nisur hetimet, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës, ku ndodhi grabitja dhe po merren në pyetje punonjësit e bankës në fjalë. Ende nuk dihet shumë e parave të grabitura, por sipas të dhënave mësohet se është një sasi e konsiderueshme./shqiptarja.com
https://www.youtube.com/watch?v=6Gw4Y-jATjM