VIDEO/ Panik në Bruksel, zjarr në katin e 27 të Kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë

Qendra Botërore e Tregtisë në Bruksel është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas raportimeve të lajmeve nga mediat belge, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 me orën lokale, ndërsa nga flakët nuk ka të lënduar.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, tym gri në ngjyrë të errët ngrihet nga maja e Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel, ndërsa një vinç po lëviz një kovë drejt katit të lartë larg kullës.

Zjarri shpërtheu në një nga dhomat teknike në katin e 27-të të ndërtesës së këtij institucioni. Kreu i zjarrfikësve Bert Brughemans tha se situata ishte shumë serioze, ndërsa tymi i zi i dendur pushtoi pjesën më të madhe të qytetit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Kulla aktualisht nuk është përdorur pasi është duke u rinovuar, dhe në kohën e zjarrit ishin të pranishëm vetëm disa punëtorë, të cilët arritën të evakuohen në kohë.

Qendra Botërore e Tregtisë është një grup rrokaqiejsh të vendosur në cep të Bulevardit Albert II dhe Simon Bolivar Bolivard në veri të Brukselit. Tre kullat e qendrës janë ndër kullat më të larta të Belgjikës. Ato janë vendosur në qendër të rrethit të biznesit të Brukselit.

Fillimisht, qendra ishte planifikuar të kishte tetë kulla të ndërtuara. Ekipet e ndërtimit kanë qenë duke punuar në kullat I dhe II për të hequr asbestin. Qeveria për të përmbyllur këtë projekt, synon të punësojë rreth 4,000 punëtorë duke filluar nga viti 2023.