Flash News

KRYESORE

Video: Partizani tregon muskujt, mposht Skënderbeun dhe kap kreun

Partizani ka fituar me shifrat 3-1 Skënderbeun. Të kuqtë kaluan në avantazh pas vetëm tre minutash lojë, me anë të Egzon Belicës. Në minutën e 19-të ishte Bruno Telushi, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke çuar shifrat në 2-0.

Skënderbeut reagoi në fundin e pjesës së parë me Nazmi Gripshin, me ekipet që shkuan drejt dhomave të zhveshjes me shifrat 2-1.

Partizanin që ishte më konkret dhe në minutën e 60-të shënoi golin e qetësisë, me autor Erald Çinarin. Ky i fundit uli mjaft mirë një top të gjatë dhe përballë portierit Koliçi, u tregua i saktë, duke mbyllur çdo gjë në 3-1.

https://streamable.com/jg2um

 

Të fundit