Flash News

KRYESORE

Video/ Pas dy vitesh shkëputje, Ariana Grande ngjit në skenë Justin Bieber

Video/ Pas dy vitesh shkëputje, Ariana Grande ngjit në skenë

Pas dy vitesh që nuk dilte në skenë para fansave, Ariana Grande ka nxjerrë para publikut këngëtarin 25 vjeçar.

Mbrëmjen e së dielës, në  Coachella 2019, Grandes iu bashkua në skenë Justin Bieber. Këngëtarja dha performancën e saj të dytë në festivalin muzikor të Palm Springs të dielën e Pashkëve.

Bieber u ngjit në skenë dhe këndoi hitin e tij 'Sorry' me Arianën që iu bashkua këngës. Teksa iu drejtua fansave, Justin u shpreh: "Kam dy vite që nuk dal në skenë. Erdha sot këtu, pa e ditur që do ngjitesha sonte në skenë".

Është hera e parë që 25-vjeçari performon në skenë që pas përfundimit të turit të tij Purpose World Tour në vitin 2017.

Kujtojmë që Justin Beber është përfolur në mediat e huaja por dhe i janë publikuar foto në gjendje depresive që pas ndarjes nga Selena Gomez.

Të fundit