Flash News

KRYESORE

Video/ PD nxjerr ‘këshilltarin e Ramës’ dhe i bën thirrje: Dëgjo Tony Blair, shto testet për COVID-19

Video/ PD nxjerr ‘këshilltarin e Ramës’ dhe i bën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmet Bardhi publikoi një video të ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair i cili bën thirrje për më shumë testime. Bardhi, i kërkon Kryeministrit Rama të dëgjojë ‘këshilltarin’ e tij Blair, lidhur me nevojën për të testuar më shumë persona me COVID-19.

“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: "Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të  testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme."

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave  të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas çlirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize”, shprehet Bardhi.

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10222093147427405/?sfnsn=mo&d=n&vh=i

Të fundit