Video/ Për herë të parë, Arian Çani fton vajzën e tij në studio

Mbrëmë në “Zonë e lirë”, Arian Çani kishte ftuar trupën e radhës për të promovuar shfaqjen teatrale, siç është kthyer në zakon tashmë në këtë emision. Por e veçanta e të ftuarve të shfaqjes “Torta e ditëlindjes” është se aktore është pikërisht edhe e bija e tij, Joana Çani.

Kjo gjë nuk u kuptua në fillim, derisa vetë moderatori e zbuloi këtë për publikun. Në fakt, Joana hezitoi të tregonte kur Çani e pyeti në do ia thoshte publikut ç’e kanë ata njëri-tjetrin.

“Familje,” u përgjigj shkurt dhe me gjysmë zëri, Joana.

“Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore. Kam një emocion të paparë,”- tha më tej Çani.

Shikojeni për më tepër në videon e mëposhtme: