Flash News

KRYESORE

Video/ Përballja Barcelona-PSV, tifozët përleshen me karrige

Video/ Përballja Barcelona-PSV, tifozët përleshen me karrige

Ekipi i Barcelonës arriti të triumfonte mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e parë të "Champions League" këtë sezon, ku mundi me rezultatin 4-0 skuadrën holandeze të PSV-së.

Edhe pse u duk sikur gjithçka shkoi mirë, disa pamje të cilat janë publikuar sot, pak çaste para se të niste sfida tifozët e skuadrës mike kanë goditur me karrige një tifoz të katalanasve.

Tifozi i Barcelonës mbeti i shtrirë përtokë pa ndjenja dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, UEFA pritet të marrë masa ndëshkuese për ekipet pasi kjo nuk është hera e parë që në Kupat Europiane ndodhi të tilla skena.

https://youtu.be/r_8otI14eS8

Të fundit