Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Video: "Përbindëshi" Liverpool shtyp dhe Man.United, djemtë e Klopp pa frena
Liverpooli ka arritur një tjetër fitore në Premier League, këtë herë ndaj një rivali shumë të egër si Manchester United. "Redsat" fituan me rezultatin 2-0 ndaj të vetmit ekip që i ka marrë pikë këtë sezon, ndërsa në "Anfield" dominuan gjithçka.
Takimi nisi mjaft mirë për djemtë e Klopp që gjetën golin me Van Dijk. Holandezi shënoi me kokë në minutën e 14'. Rrjeta lehtësoi vendasit që vazhduan me sulme. Pjesa e parë u mbyll me dy gola të anuluar për të kuqtë, fillimish Firminho dhe më pas Wijnaldum.
Pjesa e dytë zgjoi ekipin mik që gaboi me Martial, ndërsa Salah dhe Mane gabuan pafund. Fundi i lojës kishte vend dhe për një gol tjetër. Salah mori një top nga Alisson që mbyll një tjetër ndeshje pa gol dhe i vetëm përballë De Geas nuk gaboi. Liverpooli thellon diferencën me City-n në 16 pikë dhe me një ndeshje më pak. Skuadra e Klopp ka 39 ndeshje radhazi pa humbje në Angli, ndërsa këtë kampionat ka luajtur 22 ndeshje duke fituar 21 dhe barazuar 1. Çmenduri!