Flash News

KRYESORE

Video/ Përfshihet nga flakët ndërtesa 22-katëshe në Londër

Një ndërtesë 22 katëshe në Londër është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në katin e 12 të ndërtesës rreth orës 12:30. Rreth 60 zjarrfikës janë mbledhur dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

Në pamjet e publikuara nga mediat britanike shihet tymi e flaka që përhapet masivisht. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Rreth 40 persona janë larguar nga ndërtesa para se të mbërrinin forcat zjarrkëse.

Grafton House ka 130 banesa të shpërndara në 22 kate. Ajo është ndërtuar në vitin 1970, ka një shkallë qendrore dhe dy ashensorë. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Të fundit