Flash News

KRYESORE

Video/ Përfshihet nga flakët një makinë në ecje, banorët në panik

Video/ Përfshihet nga flakët një makinë në ecje,

Një tjetër makinë është djegur në rrugë paraditen e sotme në Tiranë. Ndjekës të faqes Opinion.al kanë raportuar për një mjet të djegur në kryqëzimin e Laprakës. Siç shihet në pamje, nga makina dalin shtëllunga të mëdha tymi. Ky është rasti i dytë që raportohet brenda pak orësh. Më herët një makinë fuoristradë u dogj në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas të dhënave të para shkak ishte një problem teknik. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për këto dy raste.

Sakaq në video duket qartë se djegia e makinës në Laprakë ka shkaktuar edhe kaos në trafik, ku për shkak të tymit, automjetet e tjera nuk kishin fushë-pamje.

Një makinë ka marrë flakë ne ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas informacioneve paraprake ka qene një shkëndijë elektrike ne kondicioner qe ka shkaktuar flaket. Mjeti tip “Volsvagen” ka qene ne ecje e sipër kur është përfshirë  papritur në flakë. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur te zbres përpara se mjeti të përfshihej në flakë.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.11.2017, rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë- Durrës, sa kalon Mbikalimin e Sukthit një mjet tip Fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesë e përparme. Mjeti ka qenë në lëvizje. Nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit