Flash News

KRYESORE

Video-përgjime të reja? Basha: Barku i Rilindjes nuk është shterpë për skandale

Video-përgjime të reja? Basha: Barku i Rilindjes nuk është

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News la të hapur mundësinë e publikimit të video-përgjimeve të reja që implikojnë eksponent të lartë të mazhorancës. Edhe pse nuk dha ndonjë detajë konkret, lideri i opozitës pohoi se denoncimet do vijojnë.

“Barku i Rilindjes nuk është shterpe për skandale dhe afera. Jam i bindur që denoncimi i tyre do të vazhdojë”, pohoi Basha.

Nga ana tjetër, ai mohoi çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën, të cilën e quajti një organizatë kriminale. “Nuk do të ketë partneritet me të keqen, por zgjidhje politike dhe kjo zgjidhje politike nuk do të jetë organizata kriminale e Rilindjes, por Partia Socialiste, e cila në këtë moment duket si skizofreni".

"Unë kam besim të madh që ashtu siç janë dëmtuar interesat e shqiptarëve në përgjithësi, janë dëmtuar edhe interesat e socialistëve që nuk përfaqësohen nga kriminelët, trafikantët, nga një kryeministër pa politika ekonomike, nga emigracioni rekord. Po flas për diçka që na bashkon si shqiptar”, përfundoi Lulzim Basha.

Të fundit