Flash News

KRYESORE

Video-përgjimi i “Babales”, Bardhi: Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar materialin

Video-përgjimi i “Babales”, Bardhi: Prokuroria e Krimeve

Eksperti i PD për çështjet e drejtësisë, Gazmend Bardhi në një deklaratë për median ditën e sotme, i pyetur nga gazetarët për video-përgjimin e Fredi Alizot publikuar nga Ervin Salianji në “Opinion”, u shpreh se prokuroria e ka marrë materialin.

“Në dijeninë time prokuroria e ka marrë atë material. Sigurisht është detyrë e prokurorisë,  se në gjykimin tim e dinë se kush është Alizoti. Sigurisht detaje mbi këtë video nuk disponoj, sepse nuk kam materiale shtesë.  Kjo çështje do të zgjidhet dhe e vërteta do të dalë pa diskutim. Pavarësisht se kryeprokurorë e prokurorë nuk ka, por Edi Rama është prokuror në mëngjes dhe prokurorët e komanduar prej tij vendosin në darkë pë zbatimin e urdhrave”, tha më tej ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së Toyota Yaris, Gazmet Bardhi,  ka deklaruar se Basha është tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor, i cili u mbajt në gjykatë . Sipas Bardhit, lideri i PD-së vijon t’u qëndrojë deklaratave të bëra publike për rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, të cilat u kapën muaj më parë në Durrës. Basha akuzon Taulant Ballës, të cilin e quajti si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës.

Të fundit