Video/ Përleshje në Hong Kong, policia largon protestuesit nga zyrat e qeverisë

Rreth 50 persona u plagosën nga përleshjet me policinë ditën e sotme në Hong Kong, ndërsa kishin pushtuar ndërtesën e Këshillit Legjislativ. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të larguar me mijëra protestues, të cilët për orë të tëra qëndruan në ndërtesë.

Aktivistët shkatërruar fotografi dhe shkruan parulla në muret brenda ndërtesës. Përleshjet ndodhën në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin kinez.

Hong Kongu, ka disa javë që ka pasur përplasje protestues – polici, ndërsa pakënaqësitë lindën nga një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.

Policia u përlesh me protestuesit që bllokuan edhe një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina. Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen “një shtet, dy sisteme” që i garanton një nivel autonomie.