Flash News

KRYESORE

Video/ Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë, humb jetën një pilot

Video/ Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë, humb

Ministria e Brendshme  e Gjermanisë njofton se dy avionë ushtarakë gjermanë të Eurofighter janë rrëzuar në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.

Mediat gjermane raportojnë se një nga pilotët ka humbur jetën, ndërsa avionët kanë rënë në një zonë banimi.

Dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore u përplasën në ajër mbi qytetin e vogël të Malchow, që ndodhet rreth 80 km larg nga qyteti gjerman Schwerin.

“Avionët u përplasën në ajër dhe pastaj u rrëzuan,” tha një zëdhënës ushtarak për revistën Der Spiegel. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një nga aeroplanët u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Jabel, ndërsa tjetri ra në jug të fshatit Nossentiner Huette.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen shtëllunga të tymit të zi që hidhen në ajër. Disa pjesë të avionëve goditën gjithashtu një zonë banimi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=uRh1TPv4GZU

Të fundit