Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë, humb jetën një pilot
Ministria e Brendshme e Gjermanisë njofton se dy avionë ushtarakë gjermanë të Eurofighter janë rrëzuar në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.
Mediat gjermane raportojnë se një nga pilotët ka humbur jetën, ndërsa avionët kanë rënë në një zonë banimi.
Dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore u përplasën në ajër mbi qytetin e vogël të Malchow, që ndodhet rreth 80 km larg nga qyteti gjerman Schwerin.
“Avionët u përplasën në ajër dhe pastaj u rrëzuan,” tha një zëdhënës ushtarak për revistën Der Spiegel. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një nga aeroplanët u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Jabel, ndërsa tjetri ra në jug të fshatit Nossentiner Huette.
Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen shtëllunga të tymit të zi që hidhen në ajër. Disa pjesë të avionëve goditën gjithashtu një zonë banimi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=uRh1TPv4GZU