Flash News

KRYESORE

Video/ Përplasja e Markut me Bushatin: Deputetëve të PS, edhe m... po t’ju japin, nuk e refuzojnë

Video/ Përplasja e Markut me Bushatin: Deputetëve të PS, edhe

Analisti Mark Marku pati një përplasje me deputetin e PS-së, Ervin Bushati në emisionin ‘Byro Politike’ të gazetares Juli Xhokaxhi.

Teksa po diskutohej për progres-raportin e KE-së, Marku deklaroi se Rama ka dhënë urdhër që deputetët të festojnë pas rekomandimit për çeljen e negociatave.

Nga ana tjetër, deputeti Bushati theksoi se nuk do të vijë në të njëjtën studio me Markun për shkak të gjuhës që përdori.

Debati i plotë:

Marku Marku: E shikoni që jetojmë në dy realitete të ndryshme. Është një gazetare që ka 20 vjet e atashuar atje.

Ervin Bushati: Mos u merr me integritetin e asaj, shumë e mirë është ajo.

Mark Marku: Juve nuk ju pëlqeu.

Ervin Bushati: Si nuk na pëlqeu. Unë e njoh dhe më pëlqen shumë ku e di?

Mark Marku: Se juve ju jep urdhër Rama dhe kërceni nuk kërcen gjithë bota se ju jep urdhër Rama se jeni deputetë.

Ervin Bushati: Zoti deputet vazhdoni me argument.

Mark Marku: Ju keni festuar vjet do festoni dhe sivjet, më falni, por deputetëve dhe m*t po t’ju jepnin e hani ju. Me kështu deputetë jemi që po të jetë ai entuziast ju duhet të jeni entuziast.

Ervin Bushati: Keni qenë vetë deputet është turp të flisni kështu.

Mark Marku: Turp është për ju se ajo gazetarja është në terren dhe nuk punon te televizioni i Edi Ramës. Progres raporti ka qenë dhe vjet. Po tallni menderen me shqiptarët. Sivjet e reja është jo që thotë gazetarja se është në institucionet e BE-së dhe nuk bëjnë gallatë. E dinë që problemi është krimi dhe korrupsioni. Ta kanë thënë të gjitha shtetet. Na thirr ne të katërve në Qershor dhe do e shikoni…

Ervin Bushati: Jo me këtë gjuhë nuk vij. Kemi fëmijë ne që shohim. Nuk e di çfarë eksperience ke pasur te PD-ja, por nuk jemi njësoj.

Mark Marku: Këtu konsiderohet tradhti kombëtare se nuk bëhesh entuziast se Rama ka dhënë urdhër që të festohet.

https://www.youtube.com/watch?v=gJYG6JL6gpc

Të fundit