Flash News

KRYESORE

Video/ Përplasje mes bandash, 24 vjeçarja vritet në ditëlindjen e saj

Eliana Ferreira Campos nga Brazili u qëllua për vdekje ditën e ditëlindjes së saj nga njëri prej anëtarëve të një bande.

Eliana ishte një nga tre viktimat e një “lufte” midis bandash në qytetin e Ji-Paraná. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka vënë në pranga tre të rinj të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç të cilësuar si autorë të vrasjes së 24-vjeçares. Njëri prej tyre ka treguar në polici se nuk është penduar për veprimin që ka kryer dhe se bashkë me shokët e tij kishin planifikuar të vrisnin anëtarët e bandës rivale me të tyren të cilët po festonin në shtëpinë e Eliana-s ditëlindjen e saj.

Campos po qëndronte në pjesën e jashtme të shtëpisë së saj duke pirë cigare dhe duke biseduar me miqtë kur pak minuta më vonë, një grup djemsh filluan ta sulmonin atë derisa njëri prej tyre nxori armën dhe e vrau me gjakftohtësi. Thuhet se Eliana ishte anëtare e bandës rivale të autorëve. Eliana u qëllua në ballë, gjoks dhe në pjesën e prapme të kokës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën e ngjarjes së rëndë.

Ndiq videon e mëposhtme:

Të fundit