Flash News

KRYESORE

Video/ Përqafimi i fitores, Assadi përulet para Putinit

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se aleanca e tij me diktatorin sirian Bashar al-Assad ka qenë fitimtare dhe se Rusia do të fillojë tërheqjen e trupave nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Duke folur gjatë një vizite në një aeroplan ushtarak pranë Latakias, në verilindje të Sirisë, Putin njoftoi se ka urdhëruar një tërheqje të 'një pjese të rëndësishme' të forcave ruse.

Rusia ndërhyri për herë të parë në konflikt në 2015, duke organizuar sulme ajrore në mbështetje të aleatit të saj Damaskut, me qëllim shkatërrimin e ISIS dhe xhihadistët e tjerë, si dhe rebelët që luftonin kundër trupave qeveritare.

Përqafimi mes dy lidërëve ishte mjaft domethënës, ku udhëheqësi sirian dukej tepër mirënjohës.

 

Të fundit