Flash News

KRYESORE

Video perverse e mësuesit të matematikës, Fatmir Dervin tregon kujt do t’ia dërgonte

Video perverse e mësuesit të matematikës, Fatmir Dervin tregon

Pak ditë pasi u bë publike një video perverse e mësuesit të matematikës në shkollën “Adem Gjeli” në Fushë Krujë, mësuesi sqaron se është dërguar gabimisht në disa kontakte që kishte në telefon.

Në deklaratën e tij në polici, mësuesi ka treguar se videon nudo do t’ia dërgonte gruas së tij nëpërmjet “messenger”.

“Nuk kam bërë asnjë shkelje, unë e dërgova pa dashje në murin e faqes time personale në facebook.  Unë doja t’ja dërgoja gruas sime në messenger, por gabimisht e kisha publikuar në murin e faqes. Megjithatë, kërkoj ndjesë dhe nuk ka qenë ky qëllimi im”, është justifikuar mësuesi në polici.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale, si dhe u denoncua edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Po ashtu, dje mësuesi është pezulluar nga shkolla ku jepte lëndën e matematikës dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për “vepra të turpshme”.

Të fundit