Flash News

KRYESORE

Video/ “Piloti” xhiron gomat para bashkisë, policia i vë 50 mijë lekë gjobë  

Video/ “Piloti” xhiron gomat para bashkisë, policia i vë

Policia e Kukësit ka identifikuar dhe gjobitur një të ri, i cili ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka xhiruar gomat e makinës me shpejtësi pranë godinës së Bashkisë.

Ai është filmuar dhe denoncuar nga qytetarët dhe pas identifikimit është gjobitur me 50 mijë lekë të reja.

“27-vjeçari nga Kukësi, në qendër të Kukësit, duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhiruar gomat është denoncuar nga qytetarët në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit në Instagram.

I menjëhershëm reagimi i Policisë, së pari në ruajtje e anonimatit të denoncuesit, identifikimin, kapjen dhe bllokimin e automjetit në pikën e bllokimit të mjeteve në D.V.P. Kukës. Drejtuesi i mjetit në bazë të nenit 139 të Kodit Rrugor u ndëshkua me masën administrative 50 000 lekë të reja”, sqaron policia.

Të fundit