Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Situata te PSG nuk është aq e qetë, pasi në fitoren e djeshme te kampionëve të Francës ka patur një përplasje mes trajnerit Thomas Tuchel dhe sulmuesit kryesor Kylian Mbappe. Ky i fundit shënoi gol dhe i dha një asist magjik Icardit, por gjithçka ndodhi në fund.
Trajneri Thomas Tuchel vendosi ta zëvendësonte në minutën e 90'+1' të ndeshjes dhe i riu shpërtheu. Ai iu kthye ashpër trajnerit të tij duke i kërkuar llogari për zëvendësimin dukshëm i revoltuar. Thuchel nuk e priste një reagim të tillë dhe e ndoqi pas.
Numri një i stolit u mundua ta qetësonte, por më kot. Situata nuk është aspak e thjeshtë për teknikun pasi ka një sulm me shumë yje. Ai duhet të zgjedhë mes Mbappe, Neymar, Icardi, Di Maria dhe Cavani.
https://twitter.com/GFFN/status/1203415832908500994?s=20