Flash News

KRYESORE

Video/ "Po ti ç'pate", këngëtari futet në studio duke vrapuar

Video/ "Po ti ç'pate", këngëtari futet në

Këngëtari Devis Xherahu, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth klipit të tij më të ri  “Zemër e shqetësuar”, ka hyrë në studio jo si zakonisht. Ai ka vrapuar drejt zonjave të publikut duke përshëndetur dhe kënduar serenatë për to.

E befasur, moderatorja duke qeshur i tha: “Ua, ua, ua, po ti ç’pate? Unë të prisja këtu, por t’i bëre shumë mirë që respektove edhe zonjat e publikut. Mendova se do t’iu këndoje pak më gjatë atyre…”.

Ndërkohë Xherahu tha se elektrizohet nga zonjat e publikut sa herë që është i ftuar në emision dhe se kënga ishte si parantezë për festën e gruas.

Të fundit