Flash News

KRYESORE

Video/ Policia 142 teste alkooli për shoferët e autobusëve në Tiranë

Video/ Policia 142 teste alkooli për shoferët e autobusëve

Policia rrugore e Tiranës njofton se duke u nisur nga shqetësimet e disa qytetarë vetë denoncuara në numrin 112, ka ushtruar kontrolle të befasishme me disa pika kontrolli në segmente të ndryshme, duke kontrolluar dhe testuar drejtuesit e autobusave të transportit urban qytetas dhe transportit të specializuar për parashkollorët dhe nxënësit e shkollave.

“Në funksion të këtij Plani janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës "Drager" dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l.

Gjithashtu është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera”, njofton policia.

 

 

Të fundit