Video/ Policia kërkon të largojë regjisorin nga lokali, por nuk ja del dot pas reagimit të tij

Regjisori Kastriot Çipi është përballur me 2 efektivë të policisë këtë të diel të cilët i thonë se është e ndaluar që sot të qëndrojnë në lokal. Në një video të publikuar nga Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit shihet se si Çipi këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalon të bëjë këtë veprim.

Ai i thotë policëve se u mungon numri i  identifikimit.

“Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash”, shkruhet në video.