Flash News

KRYESORE

Video/ Policia në kërkim të të fortëve, arrestohet shpërndarësi i kokainës  

Video/ Policia në kërkim të të fortëve, arrestohet

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

“Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar”, njofton policia.

Gjithashtu, u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Policia thotë se aksioni është në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".

 

Të fundit