Flash News

KRYESORE

Video/ Policia shkatërron banderolën pro Teatrit në stadium

Video/ Policia shkatërron banderolën pro Teatrit në stadium

Sot gjatë ndeshjes Tirana-Kamza, tifozët e Tiranës kanë marrë në stadium  një banderolë në të cilën shkruhej “Mbro Teatrin” në shenjë sensibilizimi.

Mirëpo, policia ka ndërhyrë duke shkatërruar banderolën.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka publikuar fotot në Facebook ndërsa shkruan, “Çensura e Qeverisë arrin nivele ekstreme.

Tifozat e Tiranës e nisën kampionatin e tyre jo me dhunë, po me një banderolë pro një kauze të qytetit të tyre dhe teatrit.

Policia e shkuli banderolën nën presionin e drejtuesve të FSHF-së. Gjykojeni vetë se kush janë qytetarët e kush janë frikacakët në këtë mes.

Faleminderit Tirona Fanatics!”.

Të fundit