Flash News

KRYESORE

Video/ Policia ushtron dhunë dhe arreston të rinjtë protestues, mes tyre dhe djalin e ish-deputetit të Fierit

Video/ Policia ushtron dhunë dhe arreston të rinjtë protestues,

Pas protestës më të madhe të opozitës, policia ka ushtruar dhunë dhe ka arrestuar të rinj protestues.

Në video shihet dy të rinj po futën në makinën e policisë e njëri prej tyre është dhunuar dhe shihet i gjakosur.

Nuk dihen arsyet e arrestimit, por në video shohim dhe  ish-deputetin e Fierit Luan Baçin, i nervozuar kërkon lirimin e djalit, dhe thotë se me djalin në makinë do të futet edhe ai, pasi është thjesht një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërkohë makinat e policisë kanë shoqëruar dy të rinjtë edhe pse qytetarë të shumtë kanë ndërhyrë për të ndaluar arrestimin.

Të fundit