Flash News

KRYESORE

Video/ Policja që hoqi dorë nga profesioni për parukerinë

Video/ Policja që hoqi dorë nga profesioni për parukerinë

Klodiana Ismaili ka hequr dorë nga policia për tu bërë parukiere dhe përveçse i është përkushtuar shumë këtij profesioni, Klodiana ka dhe një stil shumë të veçantë. Klodiana punon me bashkëshortin e saj, me Xhimi Beqirin.

Të ftuar tek "Rudina", Xhimi dhe Klodiana treguan dhe historinë e tyre të dashurisë.

“Ne kemi rreth 9 vite bashkë. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Qenka një dashuri që ekzistoka dhe unë ndihem me shumë fat. Arsyeja se përse unë u ktheva nga Greqia ka qenë Klodi dhe ndihem me shumë fat që e kam. Ne jemi bërë për njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Martesa jonë është bekuar me dy fëmijë, Izela 6 vjeç dhe Jogan, 16 muajsh”, tha Xhimi.

 “Ne jemi të dy nga Skrapari, njiheshim. Por pas një periudhe Xhimi u largua në Greqi dhe kontaktet u ndërprenë. Jemi takuar në dasmën e nuses së vëllait të Xhimit, ku ai ishte krushk. U takuam dhe unë isha shumë kureshtare ta njihja Xhimin se ishim moshatarë. Aty sapo kemi shkëmbyer një shikim u rigjetëm. Ne jemi njohur e takuar në një moshë të pjekur dhe e dinim se çfarë kërkonim. Filluam të merrnin informacione për njëri-tjetrin për qëllime të tjera, jo më si shokë. Filloi një histori mes nesh. Unë kam qenë punonjëse policie dhe e lashë, sepse gjithmonë më ka pëlqyer parukeria. E dija që vëllai i Xhimit ishte parukier dhe shkova të mësoj atje dhe prej asaj pune njoha edhe Xhimin”, rrëfeu Klodiana.

Të fundit