Flash News

KRYESORE

Video/ Prangosja 6 trafikantëve me kokainë në Elbasan

Video/ Prangosja 6 trafikantëve me kokainë në Elbasan

Policia ka dhënë detaje për operacionin e zhvilluar në Elbasan, ku u arrestuan 6 persona me 550 gramë heroinë. Sipas uniformave blu, grupi kriminal merrem me tregtimin e drogërave të forta, ndërsa pjesë e operacionit ishin edhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Emrat e shtetasve të arrestuar janë:

  1. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
  2. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
  3. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
  4. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
  5. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
  6. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-12-at-20.14.13-1.mp4"][/video]

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Të fundit