Flash News

KRYESORE

Video/ Protesta e 28 dhjetorit pritet e fuqishme, bashkohet dhe emigranti nga Italia

Video/ Protesta e 28 dhjetorit pritet e fuqishme, bashkohet dhe emigranti nga

Protesta e emigrantëve me 28 dhjetor, me iniciativën e  Genc Sejkos, para Kryeministrisë pritet të ketë përfshirje masive. Protestës i bashkohet dhe emigranti që prej vitesh jeton në Romë, Sokol Drasati.

Në përmjet një video një minutëshe publikuar nga Nisma #Thurje, ai tregon arsyet se përse do të protestojë.

Kundër korrupsionit që nuk po merr fund!

Kundër kapjes së shtetit!

Kundër vrasjes së shpresës!

Kundër konçesioneve korruptive!

Kundër dëbimit masiv të Shqiptarëve!

Për veten tonë, jo për kryetarët!

Nëse vazhdojmë të flemë gjumë ky vend do të vdesë e bashkë me të e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë!

Duhet një shkundje, duhet një bashkim!

Shënoje datën!

Në 28 dhjetor, Para Kryeministrisë!

Të fundit