Flash News

KRYESORE

Video/ Protesta e jelekëve të verdhë në Francë, boksieri profesionist sulmon policin

Video/ Protesta e jelekëve të verdhë në Francë,

Një burrë, i veshur me të zeza dhe me fytyrë të zbuluar, sulmoi dhunshëm një polic të shtunën, në urën Leopold-Sedar-Senghor, që lidh portin e Solferinos me portin e Tuileries në Paris. Ai është identifikuar nga policia dhe rezulton të jetë një boksier profesionist francez.

Autori i dyshuar është identifikuar nga shërbimet e Drejtorisë Operacionale të Shërbimeve Teknike dhe Logjistike (Dostl). Megjithatë, ende nuk bëhet me dije emri i personit për shkak të hetimeve në vijim. Ai është një boksier profesionist, kampion i peshave të rënda në Francë.

Të shtunën pasdite, sulmuesi i dyshuar ishte pranë protestuesve jelekverdhë, por nuk mbante veshur jelek ose ndonjë simbol që i përkiste protestës.

https://dai.ly/x704jfj

 

Të fundit