Flash News

KRYESORE

Video/ Protesta e studentëve, profesor Kabo kritika kryeministrit Rama

Video/ Protesta e studentëve, profesor Kabo kritika kryeministrit Rama

Profesori Përparim Kabo, i ftuar në Top Talk, ka mbështetur studentët, ndërsa ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij.

Ai i ka drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje, ndërsa shprehet se nga dialogu nuk humbet askush.

“z. Kryeministër a i dini ju këto shqetësimë të studentëve apo i dëgjoni për herë të parë në jetën tuaj? Nuk e dini ju në ç’gjendje janë konviktet?

  1. Kryeministër pse harxhoni 40 milion euro për unazën e tiranës, shpenzojini për spitalet e shkollat e Shqipërisë?
  2. Kryeministër nuk e dini ju që tarifat për t’u bërë doktor i shkencave janë shumë të larta dhe të papërballueshme për studiuesit e rinj?

Çfarë do të dialogojnë ata?? Ja studentët t’i çuan pikat. Ti marrin pikat, të mbledhin urgjent qeverinë dhe të përçaktojnë çfarë duhet të bëjë qeveria dhe parlamenti. Çfarë ka këtu për t’u dialoguar?”, u shpreh Kabo.

Të fundit