Flash News

KRYESORE

Video/Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Herion Mustafaraj imiton arkitektin danez

Video/Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Herion

Ditën e djeshme edhe pse ishte e diel, aktorët dhe qytetarët nuk munguan në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këtë herë protestës iu bashkua edhe aktori  shqiptar Herion Mustafaraj, i cili njihet gjerësisht nga publiku me rolin e fëmijërisë në filmin “Beni ecën vet”.

Veç qëndrimit të tij kundër shembjes së Teatrit, ai nuk i kurseu ironitë për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn dhe arkitektin danez që ai ka zgjedhur për të projektuar Teatrin.

Teksa imitonte lëvizjet e tij, Mustafaraj u shpreh se ky arkitekt nuk mund të thotë që Teatri është thjesht një “magazinë e ushtarëve italianë”, pasi ai nuk ka as gjak shqiptari që ta kuptojë kulturën tonë.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të lejojnë që godina ku kanë interpretuar aktorë të mëdhenj të skenës shqiptare, si Robert Ndrenika e me radhë, të prishet pasi ajo mbart vlerat e vërteta të artit e kulturës shqiptare.

https://youtu.be/IFQTvep79PY

Të fundit