Flash News

KRYESORE

Video/ Protesta tek ‘Astiri’, forcat e FNSH-së sulmojnë dhe shtyjnë deputetin e PD-së  

Video/ Protesta tek ‘Astiri’, forcat e FNSH-së sulmojnë

Banorët e ‘Astirit’ kanë protestuar sërish pasditen e sotme duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe.

Në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga ana tjetër, në zonën ku po mbahej protesta kishte një prani të shtuar të forcave të policisë dhe atyre të FNSH-së, ndërsa në një moment ka pasur edhe në përplasje mes policisë dhe banorëve.

Siç shihet edhe në video, forcat e FNSH-së, kanë përplasur edhe deputetin Flamur Noka, i cili ndodhet së bashku me banorët e zonës së ‘Astirit’.

 

Të fundit