Flash News

KRYESORE

Video/ Protestat e dhunshme në Athinë, anëtarët e ekstremit të djathtë sulmojnë ‘live’ korrespodentin e Top Channel

Video/ Protestat e dhunshme në Athinë, anëtarët e ekstremit

Protesta e qytetarëve grekë dje në Athinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes tyre dhe policisë.

Ata kanë kundërshtuar ‘Marrëveshjen e Prespës’ me Maqedoninë, e cila pritet të kalohet për miratim gjatë seancës së ardhshme në Parlament me 151 vota pro.

Ndërkohë, ata nuk kanë kursyer as mediat, e konkretisht korrespodentin e Top Channel në Athinë.

Në video shihet se si anëtarë të ekstremit të djathtë kanë sulmuar me fjalë, madje edhe duke i marrë kufjen nga veshi gazetarit Artur Bibe, teksa po raportonte mbi situatën në një lidhje të drejtpërdrejtë e duke ia bërë raportimin thuajse të pamundur.

Korrespondenti sqaroi më vonë se personat që e kishin sulmuar i afroheshin çdo gazetari që nuk fliste greqisht.

Të fundit