Flash News

KRYESORE

Video/ Protestuesit përplasen me policinë në Korçë, rrethohet deputeti demokrat

Video/ Protestuesit përplasen me policinë në Korçë,

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Korçë ku po reklamon anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Me qindra banorë të Kroçës kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj kryeministrit Rama, të cilin e bëjnë përgjegjës për gjendjen e rënduar të rendit dhe ekonomisë.

Bashkë me protestuesit i pranishëm ka qenë dhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai është bllokuar nga policia dhe nuk i ka lënë që të vijojnë protestën në krahun tjetër të rrugës. Në videon e poblikuar nga Balliu dëgjohen dhe protestuesit të cilët i kërkojnë policisë që të mos i bllokojnë.

“REVOLTA e Korçës vërtetoi se sot Rama është vetëm.

Kjo revoltë tregoj se qytetarët nuk bashkohen me qeverinë e drogës, nuk bashkohen me përdhunuesit e partisë, nuk bashkohen me ata që fshehin krimin.

Sot arritëm të çajmë kordonin nga Policia e pafuqishme përpara vullnetit të qytetarëve.

Bashkë do ti shporrim bandat në pushtet.

Është koha e qytetarëve.

Demokracia fillon me ju dhe vazhdon me ju”, shkruan Balliu në Facebook.

Të fundit