Flash News

KRYESORE

Video/ PSG prezanton në një mënyrë të veçantë portierin Buffon

Video/ PSG prezanton në një mënyrë të

Paris Saint-Germain ka nënshkruar zyrtarisht me ish-portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të PSG konfirmon se Buffon ka vënë penën në letër për një kontratë njëvjeçare me opsionin për një të dytë.

Veterani vjen pas eksperiencës 17 vjeçare tek Juventusi, ku luajti 655 herë, duke fituar nëntë tituj dhe duke arritur në dy finalet e Ligës së Kampioneve. Ai gjithashtu luajti në 176 ndeshje për Italinë, duke e bërë atë lojtar me më të paraqitjet në historinë e "Azzurrit" ku fitoi dhe Kupën e Botës në vitin 2006.

Buffon, i cili mbushi 40 vjeç në janar, pritet të bëhet numri 1 i PSG, ndërsa klubi i ka rezervuar edhe një pritje të veçantë, të cilën mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Të fundit