Flash News

KRYESORE

Video/ Publikohet traileri i filmit të Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio

Traileri i shumëpritur i filmit “Once Upon a Time in Hollywood” është publikuar në Youtube. Ky film sjell në role protagoniste dy aktorët më të dashur të kohës: Leonardo Di Caprion dhe Brad Pitt.

Ky film i zhanrit dramë flet për një histori të famëkeqit Charles Manson, të ndodhura në Los Angeles në vitin 1969.

Po ashtu në kastin e këtij filmit luajnë dhe aktorët Margot Robbie, Al Pacino, Tim Roth, Kurt Russell dhe Timothy Olyphant.

Tarantino ka punuar me skenarin e këtij filmi për 5 vite dhe ishte vetëm 17-vjeç në kohën e vrasjes famëkeqe në Los Angeles.

Premiera e filmit do të jetë me 26 korrik 2019.

Të fundit