Flash News

KRYESORE

Video/ Publiku i "Emmy Awards" tallen me Kim dhe Kendall

Video/ Publiku i "Emmy Awards" tallen me Kim dhe Kendall
Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve "Emmy" kanë qenë dhe motrat Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, të cilat së bashku, para se të jepnin nominimet për çmimin e shfaqjes televizive mbajtën fjalim para audiencës së madhe, të përbërë prej aktorësh, regjisorësh, skenaristësh e shumë të tjerë. “Familja jonë e di shumë mirë sa i vërtetë duket televizioni nga njerëz të vërtetë që janë vetvetja”, -u shpreh Kim, e cila u pasua nga Kendall: “Që tregojnë historitë pa filtra dhe pa skenar.” Por kjo ka shkaktuar shumë të qeshura në publik, të cilët si duket nuk kanë qenë dhe aq dakord me këtë, duke qenë se shpesh familja Kardashian akuzohet që inskenon ngjarjet për të qenë në qendër të mediave. Momenti kur publiku qesh, duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq motrave, të cilat nuk e dhanë veten por në fytyrën e tyre lexohej gjithçka. Kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet virale dhe të tallen me motrat Kardashian-Jenner.

Të fundit