Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video që po "thyen" rrjetin/ Mbajtëset elektronike të sapunëve raciste? I përgjigjen vetëm lëkurës së bardhë
Një video që tregon një mbajtëse automatike sapuni banje që nuk arrin të zbulojë dorën e një njeriu me lëkurë me ngjyrë po bëhet virale në rrjetet sociale, madje ka ngritur pyetje rreth racizmit në teknologji, si dhe mungesën e diversitetit në industrinë që e krijon atë.
Videoja u ngarkua në Twitter nga Chukëuemeka Afigbo, kreu i partneritetit platformë të Facebook në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
"Nëse keni pasur ndonjëherë një problem duke kuptuar rëndësinë e diversitetit në teknologjinë dhe ndikimin e saj në shoqëri, shikoni këtë video." shkruante Afigbo.
Video fillon me një burrë të bardhë që mban dorën e tij nën mbajtësen e sapunit dhe menjëherë merr sapun në përpjekjen e tij të parë.
Pastaj, një njeri me ngjyrë lëkund dorën nën mbajtësen e sapunit në drejtime të ndryshme për më shumë se dhjetë sekonda por nuk merr sapun. Pasi nuk merr sapun me duar ai vendos pecetë të bardhë letre dhe menjëherë i jepet sapun shkruan "Daily Mail".
Video është shpërndarë më shumë se 93.000 herë në rrjetet sociale dhe është parë miljona herë.
Shumë prej komentuesve prej e lidhin këtë me tensionet aktuale racore në SHBA.