Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Video/ Qefalia - drejtorit të policisë: Mos e vrit trurin, të plasi b...a për PD
Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia informon drejtorin e Policisë së Dibrës se ai e ka lavdëruar te kryeministri Edi Rama dhe te Gramoz Ruçi.
Qefalia konfirmon se ai i ka kërkuar atyre që ta transferojnë nga Dibra në Bulqizë, një qytet mjaft i pasur me rezerva kromi që kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar. Gjithashtu i thotë që të mos të shqetësohet nga akuzat e bëra nga opzita në adresë së tij.
Gjatë kësaj kohe, drejtori i Policisë së Dibrës, Robert Ago u denoncua disa herë në media dhe ën prokurori nga Partia Demokratike, për shkak të rolit të tij në intimidimin dhe në mashtrimin e votuesve dhe në ndihmën që dha në blerjen e votës, duke i shoqëruar kriminelët me makina policie që paguanin lekë për të blerë votat.
Drejtori i Policisë i konfirmon se ai nuk shqetësohet dhe se ai i përket Partisë Socialiste.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/2.mp4"][/video]