Flash News

KRYESORE

Video/ Qëllohet për vdekje gazetari në transmetim të drejtpërdrejtë  

Video/ Qëllohet për vdekje gazetari në transmetim të

Një gazetar në Nikaragua është qëlluar me vdekje ndërsa po raportonte më transmetim të drejtpërdrejtë lidhur me protestat anti-qeveritare.

Ángel Gahona ishte duke raportuar për dëmet e shkaktuara në një bankë në qytetin bregdetar të Karaibeve të Bluefields, kur një plumb e goditi atë për vdekje, ndërsa po filmonte me celularin e tij përmes Facebook Live për edicionin e lajmeve.

Në videon e publikuar në youtube, dëgjohet një e shtënë arme dhe më pas gazetari bie në tokë.

Ditët e fundit, më shumë se 10 persona kanë humbur jetën nga përleshjet e dhunshme në protestat e zhvilluara, ndryshimeve të pensioneve të miratuara nga qeveria e presidentit Daniel Ortega të mërkurën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Vendimi i qeverisë rriti kontributet për pensionet e punëtorëve dhe nëpunësve, por ul me 5% përfitimet e tyre. Protestuesit e zemëruar kanë djegur ndërtesat qeveritare në shumë qytete ku autoritetet kanë dislokuar edhe ushtrinë në përpjekje për të ruajtur rendin.

Më herët, Papa Françesku ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.

Të fundit