Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Video/ Rama dhe Veliaj vizitë në Qytetin Studenti: 11 konvikte janë rindërtuar, puna vazhdon
Kryeministri Edi Rama bëri një vizitë në Qytetin Studenti, ku bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj pa nga afër punimet për rikonstruksionin e konvikteve. Ai bëri publike nismat më të fundit, ndërkohë që shtoi se punimet për rindërtimet kanë nisur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, e shumë shpejt edhe në Vlorë e Gjirokastër. Këto investime janë pjesë e marrëveshjes së bërë me studentët, pas protestave të tyre muaj më parë në lidhje me kushtet e jo të mira dhe për zotimin qeverisë për ta ndryshuar situatën.
“Në Qytetin Studenti ku ka përfunduar rikonstruksioni⚒ i 11 konvikteve🏫 dhe janë drejt përfundimit edhe 6 godina të tjera. Për herë të parë, godinat do të administrohen nga vetë studentët👩🎓👨🎓. Në çdo godinë e në çdo kat një student do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e çdo problemi me mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e punëve të godinës. Ndërkohë kantieret janë hapur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, së shpejti edhe në Vlorë e Gjirokastër.”, tha Rama.