Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Video/ Rama doli garant për Dakon: Mundi Saliun, u dashka të blejë vota kundër Lulit
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar ta mbrojë ish-kryebashkiakun e Durrësit edhe gjatë fushatës elektorale, pavarësisht akuzave dhe përgjimeve te Bild dhe Zerit te Amerikes, ku ai komunikonte me persona me rekorde kriminale. Në 24 qershor, në një takim me simpatizantë të PS në Durrës, kreu i ekzekutivit u shpreh se Dako do të kujtohet gjithnjë me respekt, si njeriu që mundi ‘bishën Berisha’.
“Njeriu dhe partia këtu në Durrës që mundi Saliun kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe Salianjin. Ata me burgjet bënin fushatat, nxirrnin ata që ishin kriminelët më me damkë për fushatë, dhe tani ia tregojnë Dakos”, deklaronte Rama.
Procedura e DASH ka nisur muaj më parë, që kur Dakos iu refuzua viza amerikane në fund të vitit 2017-të, çka nënkpton se kryeministri Rama e ka mbrojtur Dakon, edhe pse e dinte se është nën survejimin amerikan.
Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 1-02:
https://www.youtube.com/watch?v=YxFfnKfoTD4