Flash News

E-TJERA

Video/ Rama paralajmëron zaptuesit e plazheve: Me ligjin e ri, nuk do guxoni

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që plazhet e zëna me patëdrejtë nga shkelësit e ligjit, t’i rikthehen qytetarëve. Ai mbështet plotësisht operacionin e Policisë së Shtetit “Plazhi i lirë” dhe e bën të qartë se me ligjin e ri, asnjë person nuk do të ketë mundësinë të sfidojë shtetin.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin🤝👊”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook, ku edhe postoi një video të operacionit.

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka dalë në terren, ku po liron plazhet e zëna përgjatë vijës bregdetare si dhe ka çuar në procedim penal të gjithë shkelësit.

Të fundit