Flash News

KRYESORE

Video/Rama përplaset me gazetarin e Kosovës: Ku e dëgjove këtë, po deshe hajde më prek  

Video/Rama përplaset me gazetarin e Kosovës: Ku e dëgjove

Në vijimësi të axhendës së mbledhjes së përbashkët mes qeverisë të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama bashkë me Ramush Haradinjan iu përgjigjën edhe pyetjeve të gazetarëve në një konferencë  për mediat.

Një ndër pyetjet e drejtuara nga një përfaqësues i medias në Kosovë kishte të bënte me debatin për korrigjimin e kufijve me Serbinë, por duket se një pjesë e pyetjes ka revoltuar kryeministrin Rama dhe i është përgjigjur ashpër.

“Në Kosovë është përfolur se ju paskeni një marrëveshje të fshehtë me Vuçiç për ndarjen territoriale të Kosovës”, u shpreh gazetari.

Rama: Ku e dëgjove këtë, apo në kazan edhe ti. Kur të shkosh te kazani mund t’i thuash këto, por me mua këtu, ku e degjove që thashë është gabim i madh.

Gazetari: e përmende disa herë.

Rama: Shko në kazan dhe fol ca të dush, unë jam këtu jam gjallë, po deshe hajde më prek që ta kuptosh se jam gjallë”, iu përgjigj Rama me tone të ashpra.

Të fundit