Flash News

KRYESORE

Video/ Rama pritet me protesta në Dibër, policia dhunon deputetin e PD

Video/ Rama pritet me protesta në Dibër, policia dhunon deputetin e PD

Kryeministri Edi Rama është pritur sërish me protesta ditën e sotme, ndërsa ndodhet në Dibër për çeljen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Mirëpo, kjo protestë është shoqëruar me incidente. Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, policia ka dhunuar deputetin e PD, Xhemal Gjunkshi, ndërsa ky i fundit po protestonte bashkë me qytetarët kundër qeverisjes së kryeministrit Rama.

Sipas PD, deputeti është tërhequr me dhunë nga policia duke e penguar të protestojë. Ai ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. “Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, shkruan zyra e PD.

Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë nga protesta që po ndodh momentalisht në Dibër.

Të fundit