Flash News

KRYESORE

Video/ Rama publikoi videon ku binte “dakord” me Bashën, reagon Bardhi: Sajesë kundër opozitës

Video/ Rama publikoi videon ku binte “dakord” me Bashën, reagon

Kryeministri Edi Rama publikoi një video në instagram, ku shfaqej kreu i PD Luzlim Basha që shprehej “shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar të më dëgjojnë mua të flas nga mëngjesi deri në dark broçkulla”. Ndërkohë, Rama e aprovonte këtë deklaratë duke u shprehur me ironi “dakord me ty”. Ndërkohë, pas kësaj video ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Ai shkruan “videomontazhi kundër opozitës është për të mbuluar dështimet e Ramës”.

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.  Çdo ditë e humbur sot kushton jetë”, shkruan Bardhi.

https://www.instagram.com/p/B-hyrJQJngo/?utm_source=ig_embed

Të fundit