Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Rama publikon mesazhet e nxënësve: Mbajtja e maskës në shkollë është e detyrueshme

VIDEO/ Rama publikon mesazhet e nxënësve: Mbajtja e maskës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, teksa japin mesazhe për mbajtjen e maskave në ambjentet e shkollore, e cila do jetë e detyrueshme për nxënësit si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.

Nxënësit tregojnë arsyet pse duhen mbajtur maskat në shkollë teksa më kryesoret janë: për të mbrojtur shëndetin, për të mbrojtur të tjerët dhe për të parandaluar përhapjen e virusit te mësuesit.

“Mbajtja e maskës në shkollë është e detyrueshme, sepse kështu mbrojmë veten dhe të tjerët.

Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Rama krahas videos.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/310217926870996/

 

Të fundit