Flash News

KRYESORE

Video/ Rama uron një të dielë të qetë me një shpërthim me tritol

Video/ Rama uron një të dielë të qetë me një

Kryeministri Edi Rama, e ka kthyer tashmë në një traditë, që e nis ditën duke uruar ‘mirëmëngjesi’ me një postim në rrjetin social Facebook. Këtë ka bërë edhe mëngjesin e sotëm.

Kryeministri ka postuar një video nga aksioni që po zhvillohet prej disa ditësh në Fier ku po shemben disa ndërtesa të ndërtuara përgjatë lumit Gjanica.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë 🌼”, shkruan Rama.

Por në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë nuk ka munguar as momenti i shembjes së një ndërtese disa katëshe me tritol, të realizuar ditën e djeshme. Mesa duket Rama uron një të dielë të qetë, por me një video, jo dhe aq të qetë.

 

Të fundit